Kjo shpallje është më e vjetër se 1 vit, andaj ka gjasë që të mos jetë aktive më.
ADEC (Action for Development and Empowerment of Communities) në bashkëpunim me GIZ organizon trajnime falas për të rinjët e entuziazmuar të Ferizajit dhe Gjilanit në fushat e Ndërmarrësisë dhe Orientimit në Karierrë. Qëllimi i trajnimeve është ngritja e kapaciteteve të të rinjëve si dhe përgaditja paraprake për tregun e punës në Kosovë. Trajnimet do të ligjerohen nga ekspert të fushave të menaxhmentit, psikologjisë, financave, dhe marketingut e shitjes.
Ligjeratat do të mbahen nga ora 9:00 deri në ora 15:00 dhe do të fillojnë nga fillimi i nëntorit. Trajnimet në Gjilan do të mbahen në Qendrën Rinore përball stacionit të autobusëve; ndërsa trajnimet në Ferizaj do të mbahen në Qendrën e Kulturës.
Për të marrë pjesë në trajnimet falas plotësoni formularin në vijim:
https://docs.google.com/forms/d/1MYZ_B2wMxtTFX-iCjaxNtiQE-5gTPEi-9lxLURn4aDY/edit