Quantcast
Channel: Shërbime Profesionale – Shpallje Falas – Shpalle.com
Viewing all articles
Browse latest Browse all 3053

Kurs per dizajn grafik

$
0
0

Fillimisht ju preferojmë që për ofertat tona për llojet e kurseve të vizitoni webfaqen tonë www.kursperdizajn.com ndërsa për regjistrim dhe termin na telefononi direkt.

ÇKA OFROJMË NE?

Shkollimi specifik për dizajn dhe multimedia, që ne ju ofrojmë, ju parapërgatit që të jeni sa më kreativë gjatë përdorimit të programeve softuerike për grafikë. Gjatë ndjekjes së kursit ju do të njiheni me parimet e dizajnit, si dhe me pjesën tjetër të materialit multimedial. Programi ynë përfshin fushat e dizajnit grafik, të komunikimit vizual, të multimedias, interaktive dhe parimet dinamike vizuale të prodhimit. Ju do të aftësoheni nëpërmjet metodave të avancuara dhe teknikave e imazheve digjitale, si zë, video e ilustrime teknike, animim dhe kompozim të përmbajtjes interaktive multimediale të realizoni produkte përkatëse.

DIZAJNI DHE SHTYPI

Në këtë program do të mësoni gjithçka për dizajnin e ambalazhit, për dizajnin e materialeve të shtypura e promovuese, si logo, posterë, billbordë, pajisje të ndryshme reklamuese, aplikacionin e dizajnit të tekstilit, parapërgatitjen për shtyp, faqosjen, dizajnin e identitetit të korporatave, broshura dhe përgatitjen grafike të librit, të gazetave e të revistave të shtypura e digjitale.
Programi ynë ju ofron aftësimin bazik në programet Adobe Photoshop, Adobe InDesign, Adobe Ilustrator, CorelDraw, QuarkXPress dhe programe të tjera grafike të popullarizuara.

VIDEO DHE PRODUKSIONI

Sipas programit të kursit, ju do të aftësoheni me metodat më moderne të redaktimit të videos përmes montazhit, postprodhimit dhe reklamave televizive.
Ju do të jeni të aftë të krijoni efekte speciale të animacionit dhe të videos. Përveç këtyre aftësive, ju gjithashtu do të praktikoni edhe punën në programin e zërimit. Të gjitha këto do t’i punoni me programet softuerike Adobe Premier, Adobe After Effects, në programin e përpunimit të zërit Cool Edit Pro etj.

LOKACIONI DHE ORARI

Jemi me zyrë afër objektit të AAK-së në Prishtinë. Kursi zhvillohet dy orë në javë zakonisht të marteve, mërkureve, të enjteve dhe të premten në Prishtinë ndërsa të shtunën në Ferizaj (afër NLB Bankes ne rr. e Gjilanit).


Viewing all articles
Browse latest Browse all 3053